Policia e rrahu 18 vjeçarin, e kërcënoi në spital, i veçoi avokatin dhe më pas nxori një njoftim që nuk është rrahur nga policia. Pra është arrestuar më 17 nëntor në drekë, është rrahur para hotel Dajtit me 17 nëntor në drekë, është mbajtur në polici dhe është rrahur siç ka deklaruar vetë edhe nga komisari ndërsa në mbrëmjen e 18 nëntorit policia nxjerr këtë njoftimin që vetëm në pak detaje ndryshon nga njoftimi që nxori e njëjta polici kur vrau Klodian Rashën. Lexojeni vetë dhe përgadituni si do ja dilni pasi tju arrestojnë, t’ju rrahin, të mos ju lënë të bërtisni dhe në fund të jeni të ju mashtrues.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë
Në lidhje me pretendimet e shtetasit E. Gj. për ushtrim dhune ndaj tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe në zyrën e shefit të Komisariatit, sqarojmë opinionin publik se këto pretendime nuk janë të vërteta.
Shtetasi E. Gj. është shoqëruar mbrëmjen e datës 17.11.2026 në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe, në përfundim të veprimeve procedurale, është proceduar penalisht për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë së rendit publik”.
Në momentin e largimit nga ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, shtetasi E. Gj. ka nënshkruar procesverbalin e veprimeve të kryera nga punonjësi i Policisë me personin e ndaluar përkohësisht, në të cilin ka deklaruar se nuk kishte pretendime në lidhje me veprimet e kryera nga punonjësit e Policisë.
Njëkohësisht, bëjmë me dije se shtetasi E. Gj. nuk është thirrur dhe as shoqëruar në asnjë moment në zyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Nr. 1.
Gjithashtu, sqarojmë opinionin publik se, më datë 18.11.2026, rreth orës 15:05, ky shtetas është paraqitur në spital me dëmtime në pjesën e syrit të majtë. Në momentin kur është pyetur nga punonjësit e Policisë të planizuar me shërbim pranë spitalit, ai u ka bërë me dije se, më datë 17.11.2026, rreth orës 21:30, pranë ish-Hotel Dajtit, është ndaluar dhe dhunuar nga disa shtetas që nuk i njeh. Gjatë pyetjeve të bëra nga Patrulla e Përgjithshme ka qenë i pranishëm edhe një avokat. Sqarojmë gjithashtu se ky shtetas nuk ka pranuar të bëjë kallëzim. Për këtë rast është njoftuar edhe salla operative e DVP Tiranë.





