Skoci/ Policia kërkon ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, alarm për rritjen e rasteve kriminale dhe aksidenteve
Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e Jugut, SHBA.
Një 50-vjeçar akuzohet se ka vrarë me thikë një person 42-vjeçar, pas një konflikti që shpërtheu mes tyre gjatë festës, raporton Daily Mail. Sipas mediave amerikane, Cedrick Cunningham, 50 vjeç u arrestua dhe u akuzua të hënën për vrasje dhe mbajtje të paligjshme të një arme, pas vdekjes së Andre Smith.
Ngjarja ndodhi gjatë një mbledhjeje familjare, e organizuar për të festuar daljen e Cunningham nga burgu. Gjatë festës, 50-vjeçari dhe Smith u përfshinë në një debat që më pas degjeneroi në përplasje fizike. Sipas autoriteteve, Cunningham dyshohet se e goditi 42-vjeçarin me thikë.
I plagosuri arriti të largohej nga vendngjarja me automjetin e tij, por u gjet më vonë të shtunën në zonën e Hopkins, brenda makinës, me një plagë të rëndë në kraharor. Zyra e Mjekësisë Ligjore në Richland konfirmoi identitetin e viktimës dhe bëri të ditur se ai kishte ndërruar jetë në vend.
Sipas të dhënave gjyqësore, Cunningham ishte liruar së fundmi nga burgu federal, ku po vuante një dënim prej 10 vitesh, të marrë në vitin 2019 pasi kishte pranuar fajësinë për një vepër penale që lidhej me armëmbajtjen.
Dosja e tij përfshinte edhe precedentë të mëparshëm për drogë. Në shtator të vitit 2018, ai ishte kapur me kokainë, marijuanë dhe crack, si dhe me një pistoletë të kalibrit .380 dhe municion.
Në vitin 2023, Cunningham kishte kërkuar lirimin e parakohshëm për arsye humanitare, por kërkesa e tij ishte refuzuar. Në letrën drejtuar gjykatës, ai kishte theksuar se dëshironte të ishte pranë tre fëmijëve të tij, të cilët sipas tij kishin përfunduar studimet universitare, si dhe të ndihmonte prindërit e moshuar.
Ai kishte kërkuar një mundësi të dytë për t’u rikthyer në shoqëri, duke pretenduar se koha e kaluar në burg e kishte ndihmuar të ndryshonte dhe të bëhej një qytetar më i mirë.
Pas ngjarjes së fundit, 50-vjeçari është dërguar në qendrën e paraburgimit Alvin S. Glenn, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për rrethanat e plota të vrasjes.
Top Channel