Artan Hoxha: Hetimi për krimin zgjedhor po bëhet me dy vjet vonesë, largimi i Sarës nuk ia heq mandatin Ramës

Në një intervistë në studion e News24, gazetari Artan Hoxha foli për hetimet e SPAK-ut mbi krimet zgjedhore dhe për vëmendjen që Sali Berisha i ka kushtuar deputetes Sara Mila. Ai vuri në dukje vonesat e drejtësisë dhe pasojat e tyre në shpërndarjen e mandateve parlamentare.

Sipas Hoxhës, hetimi duhej të ishte zhvilluar në kohën e duhur, përpara se personat e dyshuar të hynin në Kuvend. Tashmë, argumentoi ai, ndryshimet nuk prekin raportin politik: edhe nëse Sara Mila largohet, mandati i mbetet Ramës dhe në vend të saj vjen Klara.

Të lidhura

None found

Gazetari përmendi edhe një rast nga hetimet për përdorimin e buxhetit të shtetit për interesa elektorale në njësinë e Gjocajt. Numri i personave që merrnin asistencë sociale, tha ai, u shtua nga 110 në 320. Hoxha solli si shembull një emigrant të kthyer nga Greqia, i cili denoncoi publikisht se ishte përfshirë në listat e ndihmës ekonomike pa pasur nevojë dhe pa dijeninë e tij.

Hoxha paralajmëroi se praktika mund të përsëritet me nisjen e një viti të ri zgjedhor dhe një buxhet prej 10 miliardë eurosh, nëse qytetarët nuk reagojnë dhe nuk bashkohen kundër presioneve, si dhe përdorimit të administratës e policisë.


deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusucasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetslot sitelerigrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetslot sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet giriş