Kuvendi miraton Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës në seancën maratonë 19/11 00:00
Energjia elektrike është ndërprerë për pak sekonda në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë seancës maratonë ku po diskutohej projektbuxheti i vitit 2027.
Ndërprerja e papritur e energjisë ka ndodhur teksa deputetët po vijonin diskutimet për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.
Deputetët e opozitës kanë nisur menjëherë me thirrjet në kor ‘Rama jepe dorëheqjen’.
Energjia elektrike është rikthyer pas pak sekondash.
Ende nuk dihen shkaqet e ndërprerjes së energjisë në sallën e Parlamentit.
Top Channel