Ekonomi
Me 80 vota pro mirarohet buxheti i vitit 2027

Ka kaluar me 80 vota pro, 25 kundër pas më shumë se 14 orë debat projektbuxheti për vitin 2027.
I cilësuar nga socialistët si buxhet historik u votua në mesnatë buxheti i vitit të ardhshëm, i cili për herë të parë do të jetë mbi 10 miliardë euro.
Gjatë seancës plenare përfaqësuesit e mazhorancës theksuan se ky buxhet do të reflektohet në xhepat e qytetarëve, duke iu referuar uljes së tvsh për 55 produkte të shportës.
Po ashtu buxheti parashikon rritje të pagave të policëve, investime në arsim, shëndetësi, bujqësi e në disa zëra të tjerë të ekonomisë.
Reklamë
Ndërkohë nuk munguan akuzat e opozitës të cilët e cilësuan buxhet elektoral.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




