Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Viktima në Suharekë u vra në sy të bashkëshortes dhe vajzës së mitur

Foto nga vendi i ngjarjes

Foto nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja

I dyshuari për vrasje e sotme në Suharekë, Rr.H., e ka qëlluar viktimën S.D. në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prizren.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:03 në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë. Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari Rr.H., pas një mosmarrëveshjeje të çastit, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri viktimën me inicialet S.D., duke e privuar nga jeta.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari Rr.H., dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të çastit dhe në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur të viktimës, ka privuar nga jeta personin me inicialet S.D., duke qëlluar me armë zjarri në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë. Pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipet e krim-teknikës. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. 

I dyshuari Rr.H. është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Vritet një person në Suharekë

Një person është vrarë të mërkuren në Suharekë. Lajmin e ka konfirmuar për Kohën, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tutje ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar. 

Edhe Humb jetën një person në një vetaksident në Suharekë Kronikë Humb jetën një person në një vetaksident në Suharekë

“Tani më jemi informuar se viktima ka humbur jetën si pasoj e plagëve. Ndërsa i dyshuari është lokalizuar dhe është arrestuar”, ka thënë ai. 

Fillimisht Bytyqi ka njoftuar se viktima ishte dërguar për trajtim në emergjencë.

“Më datën 18.11.2026, rreth orës 12:20, është raportuar se në qytetin e Suharekës, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi të gjinisë mashkullore. Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë”, thuhet në njoftim.