Arrestohet në Ukrainë i dyshuari për mijëra kërcënime me bomba ndaj shkollave evropiane

19 Nëntor 2026 | 05:25

Një person i dyshuar për një seri kërcënimesh me bomba që synonin shkolla në Republikën Çeke, Sllovaki dhe Letoni u arrestua në Ukrainë, tha të mërkurën agjencia e bashkëpunimit të drejtësisë penale e BE-së, Eurojust.

“Pretendohet se i dyshuari kishte dërguar kërcënime me bomba në mijëra shkolla dhe institucione të tjera në disa vende evropiane duke përdorur adresa të shumëfishta email-i dhe rrjetin social Telegram që të paktën nga viti 2024”, tha Eurojust në një deklaratë.

Hetuesit e identifikuan të dyshuarin në qytetin ukrainas të Dniprosë në korrik 2025.

“I dyshuari iku në Bjellorusi përpara se autoritetet e zbatimit të ligjit të mund ta merrnin në pyetje”, sipas agjencisë. I dyshuari u ndalua pasi u kthye në Ukrainë në fillim të shtatorit 2026, tha agjencia.

Oficerët e policisë nga vende të tjera në ekipin e përbashkët hetimor morën pjesë në marrjen në pyetje të të dyshuarit.

“Zyra e prokurorit ukrainas ngriti një padi kundër të akuzuarit në gjykatën e Dnipro-s”, tha Eurojust.

Hetimi nga autoritetet çeke, sllovake, letoneze dhe ukrainase është duke vazhduar dhe mbulon kërcënimet ndaj qendrave tregtare dhe institucioneve të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sanksionet e reja të BE-së, a janë realisht efektive kundër Moskës?

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë miratuar një paketë tjetër sanksionesh që synon bankat ruse, rafineritë e naftës dhe “flotën e saj në hije”. Ky...
04:27 | 19/11/2026

Nvidia ndalon dërgimin e çipave të inteligjencës artificiale të miratuara nga SHBA-ja në Kinë

Nvidia ka ndaluar dërgimin e çipave të fuqishëm të inteligjencës artificiale në Kinë. Lajmin e njoftoi drejtori i përkohshëm ekzekutiv i saj, Colette Kress duke...
03:54 | 19/11/2026

1 milion dollarë për audicionin e James Bond-it të ri, si siguroi Robert Pattinson rolin ikonik

Shuma marramendëse prej një milion dollarësh iu dha Robert Pattinson vetëm për të marrë pjesë në audicionin për rolin e James Bond, përpara se të...
03:10 | 19/11/2026