• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Xi dhe Trump takohen në Shenzhen, presidenti kinez: Jam i vendosur të punoj me ju për të çuar marrëdhëniet në kursin e duhur

by A R
19/11/2026 08:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë zhvilluar një takim dypalësh në Shenzhen të Kinës, në kuadër të samitit të APEC-ut, ku në fokus kanë qenë marrëdhëniet mes dy fuqive, tregtia ndërkombëtare dhe çështjet kryesore të sigurisë globale. Xi i ka cilësuar marrëdhëniet mes Pekinit dhe Uashingtonit si përgjithësisht të qëndrueshme dhe në përmirësim, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me Trump. Gjatë takimit, udhëheqësi kinez theksoi rëndësinë e ruajtjes së një marrëdhënieje konstruktive mes dy vendeve, duke nënvizuar se të dyja palët duhet të punojnë për të mbajtur lidhjet dypalëshe në drejtimin e duhur.

“Ne kemi krijuar një përkufizim të ri të një marrëdhënieje konstruktive Kinë-SHBA të stabilitetit strategjik”, deklaroi Xi. “Jam shumë i vendosur në bindjen time për të punuar me ju”, iu drejtua ai presidentit amerikan, duke shtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë “në përgjithësi të qëndrueshme” dhe “në përmirësim”.

Nga ana e tij, Donald Trump e cilësoi marrëdhënien personale me Xi Jinping si shumë të mirë, duke kujtuar edhe takimin e parë shtetëror në Kinë në vitin 2017.

“Unë dhe Presidenti Xi kemi krijuar një marrëdhënie të shkëlqyer personale”, tha Trump, duke shtuar se të dy udhëheqësit kanë interes që kjo marrëdhënie të vazhdojë të zhvillohet. “Disa njerëz janë të pakënaqur kur e dëgjojnë këtë, por unë jam shumë i lumtur për këtë. Dhe disa njerëz në të vërtetë janë të emocionuar”, u shpreh presidenti amerikan. Trump vlerësoi gjithashtu organizimin e samitit të APEC-ut në Shenzhen, duke e cilësuar atë të realizuar në mënyrë të përsosur. “Ka qenë e mrekullueshme. Është për të ardhur keq që media nuk mundi të shihte një pjesë të saj, sepse çdo veprim u ekzekutua në mënyrë të përsosur. E vlerësojmë këtë”, deklaroi ai.

Presidenti amerikan bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë rreth dy orë me homologun kinez edhe gjatë darkës së banketit një natë më parë, ku të dy kishin diskutuar për një sërë çështjesh që do të trajtonin më tej në takimin zyrtar. “Mendoj se do të jetë shumë produktive”, tha Trump.

Një tjetër çështje e rëndësishme e takimit ishte bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve. Trump deklaroi se gjatë periudhës së fundit janë bërë hapa të rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike, duke përmendur edhe marrëveshjet për uljen reciproke të tarifave. “Ne e kemi bërë atë një marrëdhënie të drejtë”, u shpreh ai.

Trump iu referua marrëveshjes për uljen e tarifave, duke theksuar se të dyja palët kanë përfituar nga zhvillimet e fundit.

“Ne kemi bërë mirë dhe ju keni bërë mirë. Fermerët tanë kanë bërë shumë mirë”, deklaroi presidenti amerikan. Ai i kërkoi gjithashtu Xi-së të rrisë më tej bashkëpunimin për eksportet bujqësore amerikane drejt Kinës. “Dhe do t’ju kërkoj të bëni diçka më shumë për fermerët tanë, sepse Kina ka një oreks të pangopur… dhe ne mund ta plotësojmë atë oreks”, tha Trump.

Duke folur për marrëdhëniet ekonomike, ai theksoi se SHBA-ja dhe Kina kanë një rol të rëndësishëm në tregtinë dhe investimet globale.

“Nga tregtia te investimet, nga çështjet rajonale te paqja botërore, Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë udhëhequr rrugën”, deklaroi Trump. “Nuk ka askush në asnjë vend tjetër që mund të bëjë atë që mund të bëjmë ne”, shtoi ai.

Lufta në Ukrainë ishte një tjetër nga çështjet që presidenti amerikan tha se dëshironte të diskutonte me Xi Jinping. Trump deklaroi se si SHBA-ja, ashtu edhe Kina kanë interes që konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës të përfundojë, duke shprehur shpresën për një rezultat pozitiv të përpjekjeve diplomatike. “Ne po kërkojmë të ndihmojmë të dy palët në lidhje me luftën me Rusinë dhe Ukrainën. Ne do të donim ta shihnim luftën të përfundonte”, tha Trump. Ai pretendoi se çdo muaj po humbin jetën rreth 25 mijë persona, kryesisht ushtarë. Trump bëri të ditur gjithashtu se kishte zhvilluar një takim paraprak me presidentin rus Vladimir Putin, me qëllim përgatitjen e terrenit për bisedimet e përbashkëta me Xi Jinping.

“Vetëm për të përgatitur terrenin”, u shpreh ai, duke shtuar: “Mendoj se ndoshta do të kemi një takim të suksesshëm”.

Në përfundim të komenteve të tij, Trump iu drejtua Xi-së si “miku im”, duke theksuar se mes tyre ekziston një marrëdhënie e veçantë. “Mendoj se për sa kohë që ti dhe unë jemi përgjegjës për gjërat, nuk do të kemi kurrë problem”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump bëri të ditur se në bisedimet me homologun kinez do të trajtoheshin edhe çështjet e sigurisë energjetike dhe programit bërthamor të Iranit. “Ne të dy e ndiejmë këtë shumë fort”, tha ai, duke iu referuar interesit të përbashkët për garantimin e qarkullimit të energjisë përmes Ngushticës së Hormuzit dhe parandalimin e pajisjes së Iranit me armë bërthamore. Presidenti amerikan përmendi gjithashtu si fushë të mundshme bashkëpunimi luftën kundër trafikut të fentanilit në SHBA. Ai u shpreh optimist se nga takimi me Xi-në mund të dalin rezultate konkrete.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xi dhe Trump takohen në Shenzhen, presidenti kinez: Jam i vendosur të punoj me ju për të çuar marrëdhëniet në kursin e duhur

Xi dhe Trump takohen në Shenzhen, presidenti kinez: Jam i vendosur të punoj me ju për të çuar marrëdhëniet në kursin e duhur

November 19, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale

November 19, 2026
Sherr fqinjësh në Gjirokastër, komshiu s’i lejon portën e garazhit në pronën qindra vjeçare

Sherr fqinjësh në Gjirokastër, komshiu s’i lejon portën e garazhit në pronën qindra vjeçare

November 18, 2026
“Pensionistët do të kenë lekë plus”, zyrtari socialist: Do t’ju mbeten para pasi të bëjnë pazaret

“Pensionistët do të kenë lekë plus”, zyrtari socialist: Do t’ju mbeten para pasi të bëjnë pazaret

November 18, 2026
Policia hedh poshtë akuzat për dhunë ndaj protestuesit: Në spital tha se e goditën persona të panjohur

Policia hedh poshtë akuzat për dhunë ndaj protestuesit: Në spital tha se e goditën persona të panjohur

November 18, 2026
Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

“Nuk eksperimentojmë me Tiranën”, kë kanë në mendje demokratët për bashkinë më të madhe?

November 18, 2026
Nga aeroportet te NSA dhe bankat, çfarë fshihet pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme në SHBA?

Nga aeroportet te NSA dhe bankat, çfarë fshihet pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme në SHBA?

November 18, 2026
Buxheti 2027 në Kuvend/ Ibrahimaj prezanton masat për pensionet, pagat dhe uljen e TVSH-së për 54 ushqime bazë

Buxheti 2027 në Kuvend/ Ibrahimaj prezanton masat për pensionet, pagat dhe uljen e TVSH-së për 54 ushqime bazë

November 18, 2026
Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Sula: Rama është politikan race, nuk pushon së punuari. Opozita s’po gjen kandidatë për 9 majin!

November 18, 2026
Si dështoi atentati i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj biznesmenit izraelit

Si dështoi atentati i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj biznesmenit izraelit

November 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In