Në kuadër të samitit të APEC-ut që po mbahet në qytetin kinez të Shenzhen-it, presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, bisedimet mes dy liderëve mund të sjellin “rezultate të jashtëzakonshme”.
Të lidhura
None found
“Marrëdhënia jonë ka qenë e shkëlqyer prej shumë vitesh. Njihemi prej kohësh dhe besoj se nga ky takim mund të dalin shumë gjëra të mëdha, ose të paktën të vendosen bazat që ato të realizohen. Por jam plotësisht i sigurt se kjo do të ndodhë,” u shpreh Trump.
Nga ana tjetër, Kremlini njoftoi se Vladimir Putin doli nga takimi dypalësh me Donald Trump me një “gjendje shpirtërore të shkëlqyer”.
Sipas agjencisë Reuters, çështja e Ukrainës dominoi diskutimet mes dy presidentëve gjatë këtij takimi.






