Donald Trump është takuar me Vladimir Putinin, përpara takimit të tyre trepalësh me XI Jinping.
Takimi i tyre zgjati 40 minuta, shkruan Sky News.
Ata shtrënguan duart përpara se presidenti amerikan të përshëndeste “marrëdhënien e shkëlqyer” midis dy udhëheqësve.
Para takimit, Trump tha gjithashtu se shpresonte që nga bisedimet të dilnin “shumë gjëra të mrekullueshme”.
“Presim me padurim takimin tonë. Kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer për shumë vite. E njohim njëri-tjetrin prej kohësh dhe mendoj se shumë gjëra të mrekullueshme mund të dalin nga kjo, ose të paktën të fillojnë. Por mendoj se do të dalin nga kjo dhe do të kemi një takim të dytë më vonë, siç ndoshta e dini. Por do ta kemi këtë tani dhe do të jetë shumë mirë.”, deklaroi Trump.
Takimi u zhvillua në kohën kur Rusia po vazhdon luftën kundër Ukrainës dhe përpjekjet ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje të paqes vazhdojnë.
Ky ishte takimi i parë ballë për ballë mes Trumpit dhe Putinit që nga bisedimet e tyre në Alaskë, vitin e kaluar, të cilat përfunduan pa ndonjë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
Ukraina këmbëngul vazhdimisht se duhet të marrë pjesë në çdo negociatë që lidhet me të ardhmen e saj.


