Philadelphia mbron kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 121-116 në fushën e Orlando. Embiid me 26 pikë e James me 22 pikë u dalluan për miqtë. Fitore e rëndësishme për Miami, që mundi 137-130 Milwaukee, ndeshje ku u dallua Antetokounmpo me 27 pikë e 14 rebound.
Në Perëndim, fitore surprizë e Utah Jazz në fushën e Lakers me shifrat 109-97, me Keyonte George protagonist, autor i 30 pikëve. Skuadra e Dallas, falë 33 pikëve të Cooper Flagg, mundi 116-94 Golden State, ndërsa Houston mundi 119-104 Indiana falë 21 pikëve të Kevin Durant.
Denver, pas një ndeshje të ekuilibruar, mundi 10-5-101 Boston, sfidë ku protagonist ishte Nikola Jokic me 24 pikë. Nuk zhgënjen Phoenix, që mposhti 128-107 Sacramento (Brroks e Booker nga 29 pikë secili), ndërsa Detroit mundi 122-109 New Orleans (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Cleveland – Memphis, 121-124
Indiana – Houston, 104-119
Miami – Milwaukee, 137-130
Orlando – Philadelphia, 116-121
Brooklyn – Chicago, 107-137
Toronto – Washington, 99-103
Dallas – Golden State, 116-94
New Orleans – Detroit, 109-122
Oklahoma – Atlanta, 112-117
Denver – Boston, 105-101
Lakers – Utaj Jazz, 97-109
Sacramento – Phoenix, 107-128







