Deco zbulon pengun e madh të merkatos së Barcelonës, nuk është Julian Alvarez

Gjatë një interviste të dhënë për “Radio Catalunya”, Deco, drejori sportiv i Barcelonës, është ngacmuar për lëvizjet në merkato të katalanasve. Dhe portugezi ka zbuluar se cili është pengu i tij mbi këtë temë.
“Për cilin futbollist më vjen keq që nuk e mora, mes Julian Alvarez, Luis Diaz dhe Bernardo Silva? Sigurisht, Luis Diaz”. Drejtuesi i Barcelonës në fakt u referohet sezoneve 2023-24 dhe 2024-25, kur sulmuesi kolumbian donte të largohej nga Liverpool-i dhe pastaj shkoi të Bayern-i.
Verën e kaluar pastaj u bë një telenovelë e vërtetë çështja e argjentinasit Julian Alvarez, të cilin katalanasit tentuan ta merrnin me të gjitha mënyrat, por ai mbeti tek Atletico Madrid.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



