Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 08:54 Trump përqafohet me Putin në Pekin Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zhvilluan një takim të shkurtër, të paparalajmëruar, në margjinat e samitit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
Lajmet e fundit
Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Trump përqafohet me Putin në Pekin

Bota E enjte, 19 Nëntor 2026 08:54
Trump përqafohet me Putin në Pekin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zhvilluan një takim të shkurtër, të paparalajmëruar, në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Shenzhen të Kinës.

Takimi i 19 nëntorit nuk kishte karakterin e një takimi zyrtar dypalësh.

Ai u zhvillua në kompleksin qeveritar të pritjeve, Kylin Villa, në një dhomë të veçantë të qendrës së konferencave, ku po mbaheshin seancat plenare të samitit.

Zyrtarët amerikanë e përshkruan për Radion Evropa e Lirë si një bisedë të shkurtër joformale.

Sipas gazetarëve që përcjellin aktivitetet e Shtëpisë së Bardhë, Trump hyri në dhomë në orën 12:15, sipas kohës lokale, i shoqëruar nga sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, dhe shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller.

Pamjet televizive, të regjistruara nga grupi i gazetarëve të akredituar, treguan se Trump iu afrua menjëherë Putinit dhe ia shtrëngoi dorën.

Teksa po i afrohej Putinit, Trump u dëgjua duke thënë: “Kush është ai? Ai është miku im”, sipas një regjistrimi të dëgjuar nga njëri prej gazetarëve.

Mund t'ju interesojë

Zelensky: Trump dhe Xi mund ta ndalin luftën me një takim, por bisedimet pa Ukrainën janë gabim i madh

Zelensky: Trump dhe Xi mund ta ndalin luftën me një takim, por bisedimet pa Ukrainën ja...

Para 25 minutash
Ura e Kerçit sulmohet sërish para samitit Trump-Putin-Xi, pezullohet trafiku

Ura e Kerçit sulmohet sërish para samitit Trump-Putin-Xi, pezullohet trafiku

Para 40 minutash
Musk shprehet se ndihet “mjaft budalla” për shpenzimet e dështuara në zgjedhjet amerikane

Musk shprehet se ndihet “mjaft budalla” për shpenzimet e dështuara në zgjedhjet amerikane

Para 1 ore

Trump më pas bëri disa komente të shkurtra, duke thënë se ai dhe Putin njihen prej shumë vitesh dhe se kanë ruajtur marrëdhënie të mira.

“E presim me padurim takimin tonë. Kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera për shumë vite. Njihemi prej kohësh dhe mendoj se nga ky takim mund të dalin shumë gjëra të mrekullueshme, ose të paktën mund të marrin udhë. Por, besoj se ato do të realizohen”, tha Trump, sipas regjistrimit të gazetarëve të akredituar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai paralajmëroi, gjithashtu, se më vonë do të zhvillohet edhe një takim i dytë.

“Do të kemi një takim të dytë më vonë, siç ndoshta e dini”, tha Trump.

Gazetarëve amerikanë iu lejua të regjistronin shkëmbimin fillestar të deklaratave, por nuk iu lejua të qëndronin brenda gjatë takimit.

Zyrtarët rusë e arsyetuan kufizimin e qasjes me nevojën për trajtim të barabartë të të dyja palëve dhe me hapësirën e kufizuar të dhomës.

Trump u largua nga dhoma e takimit në orën 12:57, sipas kohës lokale.

Nga takimi u publikuan vetëm pamje të kufizuara nga gazetarët e akredituar, të cilëve nuk iu lejua qasje e mëtejshme.

Burimi i lajmit: https://www.evropaelire.org/a/trump-dhe-putin-takohen-shkurt-ne-kine/33901579.html

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Trump përqafohet me Putin në Pekin
Para 2 minutash

Trump përqafohet me Putin në Pekin

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë
Para 16 minutash

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

Zelensky: Trump dhe Xi mund ta ndalin luftën me një takim, por bisedimet pa Ukrainën janë gabim i madh
Para 25 minutash

Zelensky: Trump dhe Xi mund ta ndalin luftën me një takim, por bisedimet pa Ukrainën janë gabim i madh

Ura e Kerçit sulmohet sërish para samitit Trump-Putin-Xi, pezullohet trafiku
Para 40 minutash

Ura e Kerçit sulmohet sërish para samitit Trump-Putin-Xi, pezullohet trafiku

Më të lexuarat

1 Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja
Para 17 orësh

Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja

2 Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD dhe PS
Para 10 orësh

Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD ...

3 Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu
Para 22 orësh

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

4 Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT
Para 16 orësh

Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.