I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti.
Ai gjatë bisedë me moderatorin Flavio Qarri tha se, buxheti i shtetit është në dorë të hajdutëve rekordmen’ siç janë socialistët. ‘Njerëzit e këqij nuk bëjnë dot punë të mira’ tha Alizoti.
Flavio Qarri: Çfarë do të thotë ky kalim në mesnatë i buxhetit. Pse duhet te kishte betejë sërish për miratimin e Buxhetit?
Tomorr Alizoti: Më vijnë aq shumë mendime sa që nuk e di kë të them të parin në lidhje me Buxhetin. Buxheti është kapitali kryesor që mblidhet nga taksat e njerëzve dhe pastaj shpërndahet për nevojat e njerëzve. Por këta që e kanë marrë këtë arkën me para, mendoj se janë hajdutët më të mëdhenj, janë piratët më të mëdhenj. Të gjithë Hajdutët e botës për të vjedhur një bankë, duhet të fikin sisteme, mendojnë, bëjnë plane si të hapin atë derën e çeliktë që mezi hapet. Këta e kanë ‘fri’ fare dhe e bëjnë edhe vetë buxhetin dhe si do ti harxhojnë paratë. Për ta kuptuar publiku. Pra kapitalin më të madh që ka populli dhe shoqëria e kanë këta në dorë. Dhe këta janë tani, plus kësaj që e kanë në dorë, janë edhe hajdutët rekordmenë. Ka kampionë. Por këta thyejnë çdo vit rekorde. Pra kalojnë veten çdo vit se këta nuk i kalon askush.
Problemi është që ka një elemente buxheti pa bërë teknikë, këta rrisin investimin tek PPP, po themi tek rrugët. Çfarë bëjnë, pasi tek rrugët vidhet. Edhe në itali mafia dikur tek rrugët vidhte
Dhe çmimet e rrugëve që ka Shqipëria kalojnë edhe ato të Neë Yorkut, pra vendet më të pasura të botës. Pra kanë gjetur një element që të vjedhin më shumë e kanë rritur buxhetin. Tek pensionistët. Pensionistët tanë janë më pak se gjysma se sa i gjithë rajoni, nuk shkojmë ne Evropë se ajo është Kozmos.
Dhe i gjithë ky buxhet i bërë nga këta. Unë e kam thënë me dy fjalë në fund meqë prezantoja dje kolegët, që njerëzit e këqij nuk bëjnë dot punë të mira. Aty folën ekspertët e ekonomisë, dhanë detaje, shifra, por për sytë e njerëzve ata që kanë grabitur kaq shumë, babëzia e tyre është kthyer ne sëmundje. Ky është problemi që u diskutua.
Ai nuk është me një parlament diskutimi. Është filluar që në mëngjes e deri ne fund vetëm është recituar. Pra po marr atë pjesën e pushtetit.
Flavio Qarri: Në fakt për këtë doja të të pyesja. Cilat ishin fjalimet dhe homologët socialistë që ju bënë përshtypje.
Tomorr Alizoti: Recitimet. Pra recitimet gjithmonë aty janë, ku ka kështu gjërash. Pra e para ishte historike. Se ne çdo gjë që bëjnë ata është historike. Pra vjen një vizitë nga jashtë është historike. Bëjnë diçka është historike. Një gjë është historike tek ata që është vjedhja. Sa herë që ata grabisin diçka të re ajo ka thyer rekordin dhe futet në histori për sa është koha. Pastaj bëhet një histori tjetër. Pra të gjithë fjalimet ishin që Shqipëria nuk ka parë një buxhet të tillë. Rinia do jetë mira edhe pse është jashtë në rrugë. Kur pushtetet edhe këta lloj piratësh, humbin sensin, humbin realitetin dhe shkojnë në psikoza fillojnë dhe i besojnë këto budallallëqe.
Flavio Qarri: mendoni se Rama i beson vertet ato që thotë?
Tomorr Alizoti: Në e kemi thënë që Rama, ai kur vjen është si njeri i vdekur që ecën. Është aq i zverdhur që mund te thuash ky njeri ka një problem të rëndë mjekësor. Ai në sytë e mi është me çrregullime të mëdha mendore. Këtë vend e ka zëne halli që një i çmendur... Dhe ai ka rrethuar rreth vetes pas asnjë karakter politik. Ata janë aq të trembur nga ai saqë nga jashtë dëgjoheshin dje brohoritjet nga grupi i PS. Servilizmi ishte në doza të larta...
© SYRI.net