Ndodh edhe kjo: Shitën foshnjën e tyre të porsalindur për të blerë një makinë

Ndodh edhe kjo: Shitën foshnjën e tyre të porsalindur për të blerë një makinë

09:07, 19/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me shumën prej 3,500 eurosh që morën, blenë një Citroen të përdorur - Katër të arrestuar

Një rast u hetua nga oficerët e policisë të Nëndrejtorisë së Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve në Pyrgos, raportojnë mediat greke.

Një familje rome nga rajoni i Lampetit dyshohet se e shiti foshnjën e tyre tre ditë pas lindjes së tij dhe i përdori paratë që mori për të blerë një makinë...

Gruaja e lindi foshnjën në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Patras në Rio më 5 janar 2026. Më 8 të të njëjtit muaj, 42-vjeçarja doli nga spitali  dhe në bashkëpunim me bashkëshortin e saj ia shitën të porsalindurin një çifti më të ri rom. të cilët jetojnë përgjithmonë në Aspropyrgos, për shumën prej 3,500 eurosh.

Prindërit e foshnjës me shumën që morën nga shitja e fëmijës blenë një automjet Citroen të përdorur. Policisë që ishte informuar  për çfarë kishte ndodhur dhe kish nisur hetimet ishte në pritje për të konfirmuar të gjitha dhënat në mënyrë që ta "mbyllnin" çështjen.

Pasi kontrolluan me kujdes gjithë ecurinë që nga lindja e foshnjës, dalja nga spitali dhe blerjen e makinës, autoritetet policore pritën momentin kur familja "kujdestare" do të kthehej në Ilia me foshnjën.

Ditën e martë, më 17 nëntor, policia ishte në pritje të mbërritjes së familjes dhe e gjeti çiftin e ri me foshnjën në zonën e Lasteikës.

Foshnja u mor nga autoritetet dhe u transferua për akomodim në Klinikën Pediatrike të Njësisë së Infermierisë në Pyrgos. Për këtë u bë arrestimi i katër personave, prindërve biologjikë të fëmijës dhe prindërve kujdestarë, për shkelje të legjislacionit mbi birësimin e një të mituri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco