Pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, Donald Trump zhvilloi takim të veçuar me homologun kinez, Xi Jinping.
Duke iu drejtuar Xi-së, Trump tha se “ne po kërkojmë të ndihmojmë të dy palët në lidhje me luftën me Rusinë dhe Ukrainën, duke shtuar se ata do të donin ta shihnin luftën të përfundonte”.
Çdo muaj, 25,000 “kryesisht ushtarë” po vriten, theksoi ai, shkruan BBC.
Ai e përfundon komentin e tij duke e quajtur Xi “mikun e tij” me të cilin ka “një marrëdhënie shumë të veçantë”.
“Mendoj se për sa kohë që ti dhe unë jemi përgjegjës për gjërat, nuk do të kemi kurrë problem”, nënvizoi presidenti amerikan.
Trump deklaroi se është takuar me Putinin më herët “vetëm për të përgatitur terrenin”, përpara takimit të tyre trepalësh më vonë gjatë ditës.


