Situata nga reshjet në Qarkun Shkodër, 50 mm shi në 24 orët e fundit

19 Nëntor 2026 | 09:16

Situata në Qarkun e Shkodrës pas reshjeve të shiut paraqitet e qetë dhe e qëndrueshme. Pavarësisht reshjeve të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, deri mëngjesin e sotëm nuk raportohen problematika të rëndësishme apo emergjenca civile.

Sipas informacionit zyrtar nga Prefektura e Qarkut Shkodër, problematikat e evidentuara lidhen kryesisht me disa raste të rënies së gurëve në rrugë rurale. Strukturat përgjegjëse të bashkive janë në terren për verifikimin e situatës dhe pastrimin e akseve të prekura, me qëllim garantimin e qarkullimit normal të automjeteve.

Ndërkohë, të dhënat e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Lezhë tregojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar rreth 50 milimetra reshje shiu. Megjithatë, deri tani nuk janë konstatuar probleme në veprat kulluese dhe mbrojtëse nga uji.

Edhe nivelet e ujit në lumin Drin, Liqenin e Shkodrës dhe në Digën e Shtodrit vijojnë të jenë nën kuotat e rrezikut. Hidrovorët janë funksionalë dhe në gatishmëri për të punuar me kapacitet të plotë, në rast nevoje.

Prefektura e Qarkut Shkodër bën me dije se monitorimi i situatës vijon në mënyrë të vazhdueshme, në koordinim me institucionet dhe strukturat përgjegjëse, të cilat mbeten në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia hedh poshtë akuzat për dhunë ndaj protestuesit: Në spital tha se e goditën persona të panjohur

Policia e Tiranës ka reaguar këtë të mërkurë zyrtarisht duke hedhur poshtë pretendimet e protestuesit me iniciale E. Gj., i cili ka akuzuar efektivët për...
22:33 | 18/11/2026

Tabaku zbulon votën e PD-së për buxhetin: Refuzuam propagandën bajate të Ramës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ftuar në një lidhje live në Now me Erla Mëhillin, ka hedhur akuza ndaj qeverisë lidhur me projektbuxhetin...
21:57 | 18/11/2026

Tomorri-opozitës: Dilni dhe sqaroni pse buxheti është i keq, është ligji më i rëndësishëm

Gazetari dhe eksperti i ekonomisë, Klodian Tomorri, i ftuar këtë të mërkurë në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka komentuar zhvillimin në mënyrë të qetë...
21:22 | 18/11/2026