Bota Celebrities

Si është Trump? Sytë te dora e “manipuluar” e presidentit amerikan!

Grimi i dukshëm në pjesën e pasme të dorës së presidentit amerikan, Donald Trump, i vënë re ndërsa përshëndeste homologun kinez, Xi Jinping, në fillim të takimit të tyre në Shenzhen tërheq vëmendjen në rrjetet sociale.

Kjo nuk është hera e parë që duart e Trump-it bien në sy për shkak të pranisë së grimit dhe që më parë është përdorur për të mbuluar mavijosje ose çngjyrosje të lëkurës.

Me kalimin e viteve, kjo ka ngritur pyetje si lidhur me arsyet estetike të përdorimit të tij, ashtu edhe për gjendjen shëndetësore të shefit aktual të Shtëpisë së Bardhë.