Tri protesta sot në Prishtinë, në rrugë organizatat për mbrojtjen e fëmijëve dhe studentët

19 Nëntor 2026 | 09:28

Sot në Kosovë do të mbahen tri protesta, ku organizatat për mbrojtjen e fëmijëve, punëtorë dhe studentë do të shprehin pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre lidhur me çështje të ndryshme.

Protesta e parë do të mbahet nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), i cili ka 35 organizata anëtare, dhe Rrjeti i Grave të Kosovës, me 108 organizata anëtare. Protesta do të nisë në orën 10:00, në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, dhe do të zgjasë deri në orën 11:00.

Organizatat kërkojnë rritjen e buxhetit për shërbimet sociale, duke kundërshtuar ndarjet aktuale buxhetore, të cilat, sipas tyre, nuk reflektojnë nevojat reale të këtij sektori. Kërkesa e tyre u drejtohet 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me qëllim të sigurimit të financimit të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm për shërbimet sociale në kuadër të Buxhetit për vitin 2027.

Protesta e dytë është organizuar nga Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), e cila do të mbahet në orën 11:00, para Drejtorisë së KEK-ut, në objektin Toskan, në Prishtinë.

Punëtorët kërkojnë rritjen dhe nivelizimin e pagave, si dhe pagesën e pagës së 13-të. Përmes protestës, ata thonë se po kërkojnë dinjitet, vlerësim dhe paga të drejta për punën dhe sakrificën e tyre.

Në thirrjen për protestë, sindikata ka ngritur edhe shqetësimin për sëmundjet profesionale me të cilat, sipas saj, përballen një pjesë e punëtorëve, për të cilat dyshohet se kanë lidhje me kushtet dhe vendet e punës.

Ndërkaq, protesta e tretë do të mbahet nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, në orën 11:30, para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Studentët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë pas një kërcënimi që, sipas Parlamentit Studentor, është pranuar përmes emailit nga ana e rektorit.

Ata e konsiderojnë të papranueshme çdo formë kërcënimi dhe presioni, duke vlerësuar se këto veprime cenojnë sigurinë, lirinë e shprehjes dhe mjedisin e lirë akademik.

Përmes protestës, studentët synojnë të shprehin kundërshtimin ndaj kërcënimeve dhe të kërkojnë që Universiteti i Prishtinës të mbetet hapësirë e sigurisë, lirisë dhe demokracisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot Kuvendi i Kosovës, deputetët rishqyrtojnë ligjin për t’ia kufizuar mandatin Speciales

Këtë të enjte, Kuvendi i Kosovës pritet të rishqyrtojë Ligjin e kthyer nga presidentja, me të cilin synohet kufizimi i mandatit të Gjykatës Speciale. Ndërkohë,...
09:20 | 19/11/2026

Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, dita e dytë e vizitës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron edhe sot në shtëpinë e tij në Prishtinë, në ditën e dytë të vizitës. Krasniqi u...
09:15 | 19/11/2026

Jakup Krasniqi përfundon pas 6 orësh vizitën në Kosovë, largohet nën prezencën e policisë dhe thirrjeve: UÇK (VIDEO)

Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Krasniqi është afruar drejt afatit për përfundimin e vizitës së tij në...
17:17 | 18/11/2026