Jakup Krasniqi vazhdon vizitën në familje, sot dita e dytë në Kosovë
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po vazhdon të qëndrojë në shtëpinë e tij në Prishtinë, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, shkruan KosovaPress.
Krasniqi, i cili po gjykohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, është lejuar të qëndrojë pranë familjes për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Kjo është dita e dytë e vizitës së tij në Kosovë.















