Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se ky ishte takimi i parë me Serwerin pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë, si dhe zgjedhjeve të mbajtura në Serbi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se gjatë takimit kanë diskutuar për këto ngjarje, por edhe për zhvillime të tjera të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit.

Kurti e ka cilësuar Serwerin si një mik dhe përkrahës të vazhdueshëm të Kosovës, duke e falënderuar për kontributin e tij ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës.

“Përherë kënaqësi të takohem me profesorin dhe ish-diplomatin e lartë të ShBA-ve, Daniel Serwer”, ka shkruar Kurti.