Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Prishtinë me profesorin dhe ish-diplomatin amerikan, Daniel Serwer.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi, ku ka treguar se gjatë takimit kanë diskutuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, si dhe ngjarjet në arenën ndërkombëtare.

Sipas Kurtit, ky ishte takimi i parë me Serwerin pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe zgjedhjeve të mbajtura në Serbi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kreu i Qeverisë ka vlerësuar këshillat dhe mendimet e profesorit amerikan, duke theksuar se koha nuk mjafton për të diskutuar të gjitha çështjet.

“Gjithmonë e kemi sfidë kohën, që s’mjafton për të gjitha këshillat dhe mendimet e vlefshme të profesorit Serwer”, ka shkruar Kurti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb