Një 44-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Korçës, pasi hyri për të vjedhur me forcë në një klinikë dentare në lagjen nr. 5 të qytetit.
Sipas policisë, ai ka shtyrë me forcë pronaren e klinikës dhe e ka kërcënuar me thikë, duke arritur të marrë një laptop.
Uniformat blu ndërhynë menjëherë pas njoftimit dhe bënë të mundur arrestimin e autorit, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal për vjedhje me dhunë. Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan thika e dyshuar e përdorur për kanosjen dhe laptopi i vjedhur.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Kanosi me mjet prerës (thikë) dhe shtyu me forcë, pronaren e klinikës dentare ku hyri për të vjedhur, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari, me precedent penal për vjedhje me dhunë.
Sekuestrohen thika e dyshuar e përdorur për kanosjen dhe një laptop i vjedhur në klinikë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas kishte hyrë në një klinikë private, në lagjen nr. 5, dhe po kanoste me thikë pronaren e kësaj klinike, me qëllim vjedhjen, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe arrestimin e shtetasit:
-A. Ç., 44 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.
Ky shtetas ka hyrë në ambientet e një klinike dentare, ku pasi ka shtyrë me forcë pronaren e klinikës dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë), ka vjedhur një laptop.
Thika e përdorur për kanosjen dhe laptopi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.







Komente
Komento