Buxheti/ Hasimja: Ne kemi një ekonomi e cila mbështetet tek paratë e tregtisë së drogës që vijnë nga jashtë

09:53, 19/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Politologu Ermal Hasimja i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ ka komentuar miratimin e buxhetit nga mazhoranca duke vlerësuar se ata që do ta pësojnë me shumë nga ky ligj janë ata që punojnë me djersën e ballit.

Gjatë bisedës me moderatorin Falvio Qarri, Hasimja tha se ‘ne kemi një ekonomi e cila mbështetet tek paratë e tregtisë së drogës që vijnë nga jashtë'.

Flavio Qarri: Cili është këndvështrimi juaj pas maratonës së djeshme për buxhetin dhe kërkesave të studentëve dhe të rinjve që kanë qenë në shesh?

Ermal Hasimja: E vetmja gjë që konstatoj unë është përpjekja për tu hedhur hi syve. Është një buxhet që secili që ka bërë pak ekonomi e kupton që nuk ka lidhje me atë çfarë premton ajo, ose me synimet shpallura. dmth, është një buxhet që supozohet tu lehtësojë koston e jetesës njerëzve, sidomos shtresave më të varfra. Na fakt do të ndodhë saktësisht e kundërta. Ne kemi një ekonomi e cila është e mbështetur e gjithë tek paratë që vijnë nga jashtë. Vijnë për shkak të tregtisë së drogës. Është një ekonomi që e asfiksuar nga që nuk lejon konkurrencën, e mbyt, ke një ekonomi që është e monopolizuar. Pra nuk është një ekonomi e lirë tregu. Dhe në këto kushte çdo lloj përpjekje e shtetit për të shtura taksa shkon e u bie mbi kokë atyre që akoma punojnë me djersën e ballit. Sepse ata që e çajnë kokën me pak për punën e taksave janë ata që i fusin paratë pa taksa dhe i fshehin pastaj nëpër rrënjët e ullinjve.

Flavio Qarri: Dhe mund të përballojnë çdo paketë fiskale.

Ermal Hasimja: Patjetër. Ata për këtë i sjellin që të mund ti shpërlajnë e të paguajnë diçka përmes proceseve të ndërtimit etj... Në një ekonomi si kjo që kemi ne, çështja e uljes së kostove të TVSH për produktet e shportës nuk jep absolutisht asnjë lloj efekti. Në radhë të parë ke një ekonomi të monopolizuar, ke dy tre duar që mbajnë gjithë ato nën kontroll dhe normal kontrollojnë edhe çmimet. Ti në fakt kur e ul TVSH-në për produktet e shportës nuk je duke e çuar uljen tek njerëzit, por praktikisht po i ndihmon edhe më tepër këta që kanë monopolet në duar.

E dyta, është çështje jo elastike sepse në një farë mënyre ti je i detyruar ti blesh ato produktet e shportës, do s’do me çmimet që do ti caktojë ai. Te paktën ato që janë bazike. Se nuk po themi këtu për purot, po flasim këtu për ushqimet. Dhe nga ana tjetër kush është problemi tjetër. Nga njëra anë të behet kjo ulje e TVSH që nuk ka për tu reflektuar në fakt dhe nga ana tjetër ke rritje të TVSH për një sërë produktesh dhe shërbimesh të tjera. Përfshi këtu ke edhe taksa, dhe nafta do të preket këtu. Dhe ne e dimë shumë mirë këtu që në momentin që preket nafta. Preken prapë çmimet.

Rezultati është që me gjithë këtë buxhet që ka bërë qeveria, në fakt do ta shohim andej nga marsi dhe prilli se do të duhet dy – tre muaj që njerëzit të binden çfarë ka ndodhur me këtë paketë. Atëherë do ta ndjejnë shumë keq efektet e paketës së re fiskale. Në thelb logjika është e thjeshtë. Në një ekonomi ku rritja nuk funksionin për të gjithë por rritja shkon tek ustallarët, praktikisht ai që e ha është tregu i lirë. Janë rreth 150 milionë euro që njerëzve do tu hiqen nga dora, këtë do ta paguajnë ata që punojnë me djersën  ballit...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco