Samiti trepalësh në Kinë, Xi Jinping: Bota është në paqe kur fuqitë e mëdha jetojnë në harmoni
Presidenti kinez Xi Jinping ka hapur samitin trepalësh mes Kinës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, me pjesëmarrjen e presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Takimi, që mediat shtetërore kineze e cilësojnë historik, po zhvillohet në qytetin e Shenzhenit.
Në fjalën e tij hapëse, Xi Jinping theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes fuqive të mëdha, duke deklaruar se samiti ka “një rëndësi të jashtëzakonshme”.
“Bota është në paqe kur fuqitë e mëdha jetojnë në harmoni”, u shpreh presidenti kinez, duke nënvizuar se marrëdhëniet mes vendeve kryesore kanë ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin ndërkombëtar.
“Fatkeqësia zbulon përgjegjësinë e vërtetë”, deklaroi më tej Xi, duke iu referuar nevojës për bashkëpunim përballë sfidave globale.
Ai theksoi se Kina, SHBA-ja dhe Rusia duhet të punojnë së bashku për të adresuar problemet me të cilat përballet bota, ndërsa më herët kishte nënvizuar se fuqitë e mëdha kanë “përgjegjësi të veçanta” në atë që e cilësoi si “fshati global”, ku fatet e njerëzimit janë të ndërlidhura.
Instagram sjell një funksion të ri: Përdoruesit mund të modifikojnë Story-t edhe pas publikimit
Dy avionë ushtarakë rusë fluturojnë pranë Tajvanit, Ministria e Mbrojtjes: Hera e dytë brenda javës
Musk: Gabova që shpenzova 500 milionë dollarë për të mbështetur republikanët
- 10:15 Instagram sjell një funksion të ri: Përdoruesit mund të modifikojnë Story-t edhe pas publikimit
- 10:10 Dy avionë ushtarakë rusë fluturojnë pranë Tajvanit, Ministria e Mbrojtjes: Hera e dytë brenda javës
- 10:04 Musk: Gabova që shpenzova 500 milionë dollarë për të mbështetur republikanët
- 10:04 Trump: Po ndjekim një kurs të ri në politikën e jashtme, dialogu me Rusinë dhe Kinën mund të sjellë paqe
- 09:56 Putin: Rusia, Kina dhe SHBA-ja kanë përgjegjësi të përbashkët për ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale
- 09:56 Tentoi të vidhte klinikën dentare duke kërcënuar me thikë stomatologen, arrestohet 44-vjeçari në Korçë me precedent penal