Një 44-vjeçar është arrestuar në Kuçovë, pasi akuzohet se mbante kanabis me qëllim shitjen në berberhanen që administronte dhe në banesën e tij. Në kuadër të të njëjtit operacion, është proceduar penalisht edhe vëllai i tij, 40 vjeç, në subjektin e të cilit, një servis automjetesh, policia gjeti dy thika.
Në pranga është vënë shtetasi me inicialet L. T., ndërsa për vëllanë e tij, F. T., ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.










