Interi nis të përcaktojë strategjitë e tij të merkatos për sezonin e ardhshëm duke monitoruar me kujdes mundësitë me parametra zero që do të ofrojë panorama ndërkombëtare.

Sipas asaj që publikohet në median italiane, drejtuesit e klubit zikaltër kanë vënë në shënjestër dy futbollistë me shumë eksperiencë, kontrata e të cilëve me klubet respektiva skadon në 2027. Bëhet fjalë për portierin brazilian të Liverpool, Alisson Becker dhe mesfushorin e Napolit, Frank Anguissa.

Reparti i portierëve është një prej temave më të diskutuara te Interi. Edhe pse Chivu e ka mbrojtur disa herë Josep Martinez, spanjolli aktualisht nuk po garanton vazhdimësi dhe besueshmëritë e pritura, me disa gabime që kanë kushtuar shtrenjtë.

Edhe pse linja e skicuar nga Oaktree iu jep përparësi investimeve te të rinjtë, nevoja për t’i besuar një portieri që tashmë është gati dhe ekspert ka nxjerrë në pah kandidaturën e ish portierit të Romës. Megjithatë, operacioni ka një pengesë ekonomike që lidhet me pagën e 34 vjeçarit, i cili përfitin 8.5 milionë euro te Liverpool si pagë fikse shifër së cilës i shtohen edhe 2.5 milionë euro bonuse për një total prej 11 milione euro në vit, shifër që Inter nuk ka ndërmend që ta paguajë dhe që do të kërkonte që portieri të bënte një hap të konsiderueshëm prapa.

Përkrah emrit të Alisson, objektivi tjetër me kosto zero për vitin e ardhshmë, të çon direkt te Napoli dhe bëhet fjalë për Frank Anguissa i cili konsiderohet si lojtari me profilin ideal për të shtuar forcë fizike dhe eksperiencë në mesfushën zikaltër. Por kamerunasi mund të largohet në janar në drejtim të Marseille dhe emri i tij është lidhur edhe me atë të Juventusit.

Top Channel