Gjykata e Apelit ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për Vinçesk Pirolin, duke e liruar nga qelia dhe duke e lënë në "arrest shtëpie", vetëm 38 ditë pas arrestimit të tij në Lezhë. Piroli u vu në pranga më 11 tetor në kuadër të operacionit policor të koduar "Detajet", së bashku me 34-vjeçarin Kristian Ymeri dhe 25-vjeçarin Elden Tarja, nën dyshimin se kishin planifikuar kryerjen e një vrasjeje.