Një 44-vjeçar është arrestuar në Kuçovë, pasi në berberhanen dhe banesën e tij janë gjetur sasi dhe doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.
Në pranga është vënë shtetasi L. T., 44 vjeç, banues në Kuçovë.
Gjatë kontrollit në ambientet e berberhanes dhe në banesën e tij, policia gjeti lëndën e dyshuar narkotike, si dhe përforcues grushti.
Ndërkohë, në servisin e automjeteve në pronësi të vëllait të tij, shtetasit F. T., 40 vjeç, u gjetën dy mjete prerëse (thika).
Për këtë të fundit, materialet iu referuan Prokurorisë dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë.
Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.













