Një konflikt mes disa të dënuarve ka ndodhur gjatë orëve të fundit në burgun e Reçit në Shkodër.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se pas incidentit, autoritetet kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll.

Po ashtu, Policia e Burgjeve ka ushtruar kontrolle në ambientet e institucionit, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Ndaj të lënduarve është ofruar ndihmë mjekësore nga stafi, ndërsa ende nuk ka detaje se çfarë është gjetur në qelitë e burgut.