Takimi është mbajtur në ditën kur Kuvendi i Kosovës pritet të rishqyrtojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cili është kthyer në Kuvend nga presidentja e Republikës së Kosovës.

Në rendin e ditës së Kuvendit është përfshirë rishqyrtimi i Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.