Një 44 vjeçar, dhe me precedent penal për vjedhje me dhunë, është arrestuar në flagrancë nga policia e Korçës pasi dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në një klinikë dentare, ka shtyrë me forcë pronaren dhe e ka kanosur atë me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5 të qytetit, ku i dyshuari ka marrë një laptop përpara se të ndalohej nga forcat e rendit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të 44-vjeçarit, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale thika e dyshuar e përdorur për kanosje, si dhe laptopi i vjedhur në klinikë.