Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shprehur solidaritetin e tij me familjen e Jakup Krasniqit, pas situatës së rëndë me të cilën po përballet ajo.

Në një prononcim për media, Kurti e ka cilësuar situatën si jashtëzakonisht të dhimbshme, duke thënë se të gjithë bashkëndjejnë me vuajtjen e familjes Krasniqi.


“Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e kryekuvendarit, Jakup Krasniqi. Në këto momente të vështira të gjithë bashkëndjejmë me vuajtjen dhe dhimbjen dhe urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë që është e mundur në një situatë ku ai u dënua me 25 vjet burg me gjithë ato pasaktësi historike e faktike. Padyshim që të gjithë jemi pranë familjes Krasniqi”, ka deklaruar Kurti.

Ndërkaq, ish-kryekuvendari Jakup Krasniqi është lejuar të vij në Kosovë e të qëndroj për pak kohë me familjen e tij. /Telegrafi/