NPL “Kastrioti” ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në rregullimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, punëtorët e Operativës, përkatësisht ekipi i elektricistëve, janë duke realizuar intervenime në terren me qëllim të përmirësimit të ndriçimit dhe krijimit të kushteve më të sigurta për qytetarët.


Nga NPL “Kastrioti” kanë theksuar se angazhimet do të vazhdojnë për të siguruar një ambient më të ndriçuar dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/