E enjte, 19 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Futbolli pogradecar në zi, ndahet nga jeta ish-trajneri Arqile Dinaku

Një lajm i trishtë ka prekur komunitetin sportiv të Pogradecit. Arqile Dinaku, i njohur nga të gjithë si “Leko”, ish-trajneri i K.F. Pogradecit, është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.

Lajmi për humbjen e tij ka shkaktuar dhimbje te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur nga afër, por edhe te sportdashësit pogradecarë. Dinaku ishte një emër i respektuar në futbollin e zonës, ku për shumë vite dha kontributin e tij si trajner, duke ia kushtuar një pjesë të rëndësishme të jetës sportit më të dashur.

Përmes punës dhe përkushtimit të tij, “Leko” la gjurmë në historinë e futbollit pogradecar, duke ndihmuar në formimin e shumë futbollistëve dhe duke u kthyer në një figurë të rëndësishme për brezat që kaluan nën drejtimin e tij.

Ikja e Arqile Dinakut përbën një humbje të ndjeshme për sportin në Pogradec dhe gjithë juglindjen, ndërsa kujtimi i tij do të mbetet i gjallë te njerëzit që ndanë me të pasionin për futbollin.

Sipas njoftimit të familjarëve dhe miqve, ceremonia mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit do të zhvillohet nesër, në mesditë, në varrezat e qytetit të Pogradecit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.