Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi lidhur me pamjet e përhapura nga stadiumi, ku u shfaq duke bërë një gjest me bërryl në momentin kur tifozët thërrisnin “Rama, jep dorëheqjen”.
Balla deklaroi se e ndan mbështetjen për Kombëtaren nga politika, ndërsa e shoqëroi sqarimin e tij me tone të ashpra: “Sa për bërrylin, lexojeni... Hip këtu, shif Durrësin’, sa herë të shihni politikë në stadium”, u shpreh ai.
Kreu i grupit parlamentar të PS theksoi gjithashtu se kryeministri Edi Rama nuk do të tërhiqet nga detyra, por do të vijojë mandatin dhe zbatimin e programit qeverisës.