E enjte, 19 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sekuestrohen qindra fishekzjarrë dhe kapsolla të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet 18-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka goditur një rast të maganizimit dhe tregtimit të lëndëve piroteknike të kontrabanduara.

Sipas njoftimit të uniformave blu, në lagjen nr.12 u zbulua një dyqan ku shiteshin lëndë piroteknike të kontrabanduara.

Në vijim u arrestua shtetasi R. C., 18 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se shiste në dyqan dhe online, fishekzjarrë dhe kapsolla të dyshuara të kontrabanduara, të cilat i magazinonte në banesë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. D., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi është kapur afër banesës së shtetasit R. C., duke transportuar me automjet, fishekzjarrë dhe kapsolla që i kishte marrë nga kjo banesë, me qëllim për t’i fshehur.

Në përfundim policia sekuestroi qindra fishekzjarrë dhe kapsollë, të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, dhe 2 celularë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.