Sulm kibernetik edhe në Zvicër, ndërpriten rreth 20 aplikacione
Një sulm kibernetik ndaj infrastrukturës së teknologjisë së informacionit ka shkaktuar ndërprerjen e rreth 20 aplikacioneve të përdorura nga administrata e kantonit Basel-Landschaft në Zvicër. Lajmi u raportua të mërkurën nga agjencia zvicerane e lajmeve Swissinfo.
Sipas Kancelarisë Kantonale, sulmet ndaj sistemeve informatike të administratës kanë vijuar që nga dita e diel. Autoritetet bëjnë të ditur se aplikacionet e prekura funksionojnë në gjashtë serverë, të cilët aktualisht po riinstalohen me qëllim rikthimin e shërbimeve.
Në një deklaratë të publikuar të mërkurën në mbrëmje, Kancelaria Kantonale bëri të ditur se po shënohej përparim në analizimin e incidentit dhe zgjidhjen e problemeve teknike.
Pavarësisht sulmit, shërbimet e emergjencës kanë vijuar të funksionojnë normalisht. Autoritetet konfirmuan se sistemet informatike të organizatave të shpëtimit dhe sigurisë në kanton nuk janë prekur.
Si masë mbrojtëse, zyrtarët vendosën të shkëputnin disa serverë nga interneti për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sulmit dhe për të mbrojtur infrastrukturën dixhitale. Ky vendim solli ndërprerjen e disa shërbimeve online.
Fillimisht, autoritetet paralajmëruan qytetarët për probleme të mundshme në kontaktimin e numrave të emergjencës 112, 117 dhe 118. Megjithatë, më vonë u konfirmua se të tre numrat kishin mbetur funksionalë dhe të arritshëm.
Zëdhënësi i qeverisë kantonale, Nic Kaufmann, shpjegoi se paralajmërimi ishte bërë si masë paraprake, pasi autoritetet nuk mund të përjashtonin mundësinë e shkëputjes së serverëve të tjerë gjatë ndërhyrjeve për sigurinë e sistemeve.
Alarm në Francë, vendi rrit rrezikun nga gripi i shpendëve në nivelin më të lartë
Dhjetëra të zhdukur pasi një anije me 100 emigrantë u fundos në brigjet e Senegalit
E pyeti Trump-in për Jensen Huang të Nvidia-s, Kina përjashton gazetaren nga takimi trepalësh
- 11:20 Futbollisti kosovar Edon Zhegrova mund të transferohet në Arabi
- 11:05 Alarm në Francë, vendi rrit rrezikun nga gripi i shpendëve në nivelin më të lartë
- 10:56 Dhjetëra të zhdukur pasi një anije me 100 emigrantë u fundos në brigjet e Senegalit
- 10:43 E pyeti Trump-in për Jensen Huang të Nvidia-s, Kina përjashton gazetaren nga takimi trepalësh
- 10:23 Konflikt mes të dënuarve në burgun e Reçit, ndërhyjnë autoritetet
- 10:15 Instagram sjell një funksion të ri: Përdoruesit mund të modifikojnë Story-t edhe pas publikimit