Kurti pret në takim ish-diplomatin amerikan Daniel Serwer, në fokus zhvillimet në Kosovë dhe rajon

Kosovë | 10 minuta më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim ish-diplomatin e lartë amerikan, Daniel Serwer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në Facebook, ku ka zbuluar se ky ishte takimi i parë me Serwerin pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë, si dhe zgjedhjeve të zhvilluara në Serbi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Dje u takuam për herë të parë pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe zgjedhjeve të mbajtura në Serbi dhe në ShBA. Biseduam për këto ngjarje, si dhe për zhvillime të tjera të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruar Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës e ka cilësuar takimin si një kënaqësi, duke vlerësuar vizitat e vazhdueshme të profesorit amerikan në Kosovë dhe mundësinë për të shkëmbyer mendime mbi zhvillimet politike. Kurti ka theksuar gjithashtu se takimet me Serwerin janë një mundësi për të marrë këshilla dhe për të diskutuar çështje me rëndësi për vendin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme