Përfundon pas 90 minutash takimi trepalësh mes Trumpit, Putinit dhe Xi Jinpingut

Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, presidentit rus, Vladimir Putin, dhe liderit kinez, Xi Jinping, ka përfunduar pas rreth 90 minutash, raportojnë mediat shtetërore kineze.
Bisedimet përfunduan rreth orës 17:50 sipas kohës lokale, ndërsa autokolona e Trumpit u nis drejt aeroportit shtatë minuta më vonë, në orën 17:57, transmeton Telegrafi.
Në fjalën hyrëse, Trump e cilësoi takimin si një “samiti historik”, duke thënë se ai u ofron Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë mundësinë për të “kërkuar mundësi dhe qasje të reja” për trajtimin e një sërë çështjesh me rëndësi të madhe.
Më herët, Trump kishte deklaruar se tre liderët po “bënin vërtet histori”, duke theksuar synimin për të ulur numrin e armëve bërthamore.
Ai tha gjithashtu se të gjithë të pranishmit dëshironin të “krijonin një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”. /Telegrafi/



































