Erdhi me bujë por s’ka luajtur asnjë minutë në Premier këtë sezon, City mendon të largojë mbrojtësin

19 Nëntor 2026
11:35
Telesport
back button

Manchester City është i përgatitur për çdo interesim të mundshëm për Rayan Ait-Nouri gjatë merkatos së janarit, duke pasur parasysh se Manchester United u përpoq ta merrte atë në huazim në ditën e fundit të merkatos.

Lojtari algjerian, i ardhur me shumë bujë dy vite më parë nga Wolves, ka qenë anonim me “qytetarët”, aq sa këtë sezon nuk ka luajtur ende asnjë minutë në Premier League (1 ndeshje në kupë dhe 1 në Champions).

Megjithatë, klubi nuk ka marrë ende ndonjë vendim lidhur me mbrojtësin e majtë 25-vjeçar, pasi ka mbetur ende më shumë se një muaj deri në hapjen e afatit kalimtar dhe mund t’u duhen të gjithë lojtarët e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit