
Një pikturë e artistit të famshëm holandez Vincent van Gogh është shitur në ankand në New York për 190.4 milionë dollarë, duke vendosur një rekord të ri për veprat e piktorit të njohur.
Bëhet fjalë për veprën “Châtaigniers en fleurs” (Gështenjat në lulëzim), e realizuar në vitin 1890, vetëm pak javë para vdekjes së piktorit.
Piktura u shit nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s për 165 milionë dollarë, ndërsa me komisionet e blerësit, vlera totale arriti në 190.4 milionë dollarë. Kështu, vepra tejkaloi rekordin e mëparshëm të vendosur për një pikturë të Van Gogh. Shitja historik vjen pasi u arrit një marrëveshje e menjëhershme për të zgjidhur një mosmarrëveshje në lidhje me pretendimet se vepra e artit ishte shitur më parë nën presion gjatë ngritjes së nazistëve.
Edhe “Gështenjat në lulëzim” është në qendër të një mosmarrëveshjeje me trashëgimtarët e ish-pronarit të saj, i cili ishte viktimë e përndjekjeve naziste.
