
Java e Alfabetit është shënuar me aktivitete të shumta në shkollat e vendit, në kuadër të festimeve për 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aktivitetet e zhvilluara në shkollën “Jani Minga” në Vlorë, ku nxënësit këndojnë me krenari këngë kushtuar gjuhës shqipe.
“Nxënësit e shkollës “Jani Minga” në Vlorë, këndojnë me krenari këngën kushtuar gjuhës shqipe, në kuadër të Javës së Alfabetit, e cila ka vijuar në të gjitha shkollat me aktivitete, ekspozita dhe punime fantastike, edhe në programin “Pas Shkolle”, dedikuar 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit”, shkruan Rama
Dita e Alfabetit Shqip ka simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar nga data 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.
Dita e Alfabetit Shqip u miratua nga Kuvendi në shkurt të 2024-ës dhe ky është viti i tretë që kremtohet si festë zyrtare.