Putin viziton Kinën i shoqëruar nga çanta bërthamore “Cheget” – cili është funksioni i saj

Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, ka udhëtuar drejt Kinës i shoqëruar nga një zyrtar që transportonte të ashtuquajturën “çantë bërthamore”, një pajisje që bën pjesë në sistemin e komandimit të forcave strategjike atomike ruse.

Një pjesëtar i delegacionit të Putinit i konfirmoi gazetarëve se çanta speciale është komponent i sistemit rus të komandës bërthamore.

Të lidhura

None found

Pajisja, e identifikuar me emrin “Cheget”, shërben për të siguruar komunikim të mbrojtur midis udhëheqjes ruse dhe strukturave ushtarake, si dhe për të transmetuar urdhrat që kanë të bëjnë me përdorimin e armëve atomike. Megjithëse pamjet nga vizita e fundit në Kinë tërhoqën vëmendje të menjëhershme, kjo nuk është hera e parë që Putin shfaqet pranë zyrtarëve që mbajnë pajisje të këtij lloji.

Edhe gjatë qëndrimit të tij në Pekin në tetor të vitit 2023, presidenti rus u shoqërua nga dy zyrtarë të veshur me uniformë, secili prej të cilëve mbante një çantë të ngjashme. Pamjet u filmuan pas takimit me presidentin kinez Xi Jinping, ndërsa Putin po largohej për në një aktivitet tjetër nën mbrojtjen e truprojave.

Ndryshe nga çka mund të mendohet, “Cheget” nuk është një mekanizëm që aktivizon drejtpërdrejt armët bërthamore ose që mund të ndërmarrë i vetëm një sulm. Roli i tij është të shërbejë si hallkë e sistemit përmes të cilit vërtetohet dhe përcillet një urdhër presidencial për përdorimin e arsenalit bërthamor. Më pas, urdhri i kalon Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, i cili merr përsipër fazat e mëtejshme të zbatimit të tij.


Shtuar më 19.11.2026 12:19

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş