Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në vend.
Sipas vendimit të fundit, çmimi i shitjes me pakicë të naftës (gazoil) do të jetë 201 lekë/litër, nga 204 lekë/litër që ishte një ditë më parë.
Vendimi i ri është marrë më 19 nëntor 2026 dhe hyn në fuqi sot, në orën 14:00.
Edhe benzina pëson të njëjtën ulje. Çmimi zbret në 160 lekë/litër, nga 163 lekë/litër.











