Përfundon samiti historik Xi-Trump-Putin në Shenzhen, 4 pikat kryesore të dakordësuara
Ka përfunduar takimi i parë historik trepalësh mes presidentit kinez Xi Jinping, presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, i zhvilluar në Shenzhen të Kinës. Bisedimet zgjatën pak më shumë se 90 minuta dhe u përqendruan te çështjet kryesore të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në përfundim të takimit, tre liderët dolën me një deklaratë të përbashkët, ku u evidentuan disa çështje me rëndësi për rendin ndërkombëtar.
Katër pikat kryesore të diskutuara lidhen me:
Shmangien e një lufte bërthamore: Tre liderët theksuan rëndësinë e parandalimit të një konflikti bërthamor dhe nevojën për çarmatimin bërthamor.
Reformën e OKB-së: U diskutua për nevojën e reformimit të institucioneve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit mes fuqive të mëdha.
Çështjet energjetike: Në fokus ishte edhe situata e karburanteve dhe zhvillimet në tregjet energjetike.
Gjykatën Penale Ndërkombëtare: U trajtua edhe çështja e qëndrimeve dhe përmbajtjes në raport me Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Gjatë takimit, Xi Jinping nënvizoi rëndësinë e mirëkuptimit dhe komunikimit mes Kinës, SHBA-së dhe Rusisë, duke vënë theksin te domosdoshmëria e shmangies së një konflikti bërthamor.
Nga ana e tij, Donald Trump foli për mundësinë e reduktimit të arsenalit bërthamor, duke pranuar se një proces i tillë është i vështirë për t’u realizuar. Ai kritikoi gjithashtu liderët ndërkombëtarë që refuzojnë të mbajnë kanale komunikimi me Moskën dhe Pekinin.
Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin theksoi përgjegjësinë e përbashkët që kanë tri fuqitë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë.
Përpara takimit trepalësh, tre liderët zhvilluan edhe kontakte dypalëshe, ku në agjendë ishin lufta në Ukrainë, zhvillimet në Iran dhe çështjet tregtare.
Zgjedhjet presidenciale FIFA 2027, kush janë dy rivalët e Infantinos
Parlamenti danez ratifikon marrëveshjen e sigurisë me SHBA-në për Groenlandën
Sulm kibernetik edhe në Zvicër, ndërpriten rreth 20 aplikacione
- 12:13 Zgjedhjet presidenciale FIFA 2027, kush janë dy rivalët e Infantinos
- 12:10 Vjedhja e pensioneve në Durrës, Tabaku kërkon transparencë: Ku kanë përfunduar paratë e pensionistëve?
- 12:04 Shkelje gjatë një hetimi, KLP merr masë disiplinore ndaj prokurores së Dibrës
- 12:03 Ina Zhupa: Rama kundër PE, refuzon shfuqizimin e ligjit që hap rrugë për ndërtimet në zonat e mbrojtura
- 12:02 Ministri Gonxhja: Bizneset që sponsorizojnë kulturën, artin dhe sportin do të zbresin deri në 30% të tatimit mbi fitimin
- 11:55 Siguria në shkolla, certifikohen punonjësit e Policisë, platforma “Help4You” tashmë edhe në shqip