Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku një 44-vjeçar ka sulmuar dhe kanosur me thikë një stomatologe brenda klinikës së saj, me qëllim vjedhjen. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5 të qytetit. Sipas të dhënave, 44-vjeçari ka hyrë me forcë në ambientet e klinikës dentare duke mbajtur në dorë një mjet prerës.