Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta 201 lekë/litër, benzina 160 lekë

    Nisin punimet e fazës së dytë të ndërtimit të bajpasit të Tiranës

    Ndotja e lumit Gjanica, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq kompaninë e përpunimit të naftës dhe drejtuesin teknik të saj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta 201 lekë/litër, benzina 160 lekë
    Aktualitet

    Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta 201 lekë/litër, benzina 160 lekë

    November 19, 2026
    Screenshot

    Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja tavan për karburantet, duke ulur çmimin e shitjes me pakicë të naftës dhe benzinës, ndërsa gazi për automjete do të tregtohet me 71 lekë/litër.

    Sipas vendimit të marrë më 19 nëntor 2026, çmimi i naftës nuk do të kalojë 201 lekë/litër në pikat e shitjes me pakicë, ndërsa për tregtimin me shumicë është përcaktuar një çmim maksimal prej 189 lekësh/litër.

    Edhe benzina do të tregtohet me çmime më të ulëta. Çmimi maksimal me pakicë është caktuar në 160 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë në 148 lekë/litër.

    Për gazin e përdorur nga automjetet, çmimi maksimal i shitjes me pakicë do të jetë 71 lekë/litër dhe ai me shumicë 59 lekë/litër.

    Ndërkohë, çmimi i naftës për aktivitetin e peshkimit është përcaktuar në 105 lekë/litër.

    Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 19 nëntor, në orën 14:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur do të rishikohen në varësi të ndryshimeve në treg.

    Bordi u ka rikujtuar operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë detyrimin për të zbatuar çmimet e përcaktuara, duke paralajmëruar se shkeljet e konstatuara do të shoqërohen me masa, përfshirë pezullimin e aktivitetit.

    Vendimi është marrë në kuadër të situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16 shtator 2026, si dhe të legjislacionit për tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre.

    Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklarojnë se janë angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e hidrokarbureve.

    benzina bordi Nafta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta 201 lekë/litër, benzina 160 lekë

    November 19, 2026

    Nisin punimet e fazës së dytë të ndërtimit të bajpasit të Tiranës

    November 19, 2026

    Ndotja e lumit Gjanica, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq kompaninë e përpunimit të naftës dhe drejtuesin teknik të saj

    November 19, 2026

    Tavolina që trashëgoi frikën

    November 19, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 19 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 18 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 17 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.