Bayern Munich, “frenon” Hainer: Ka klube me më shumë para se ne, duhet të jemi të zgjuar në merkato

19 Nëntor 2026
12:25
Alfred Lleshi
back button

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, ka folur për politikën e merkatos së klubit bavarez, duke përjashtuar shpenzimet e çmendura për të siguruar finalen e Champions League në vitin 2028, që do të zhvillohet në “Allianz Arena”.

“Arritja e finales së Champions League në stadiumin tonë do të ishte ‘qershia mbi tortë’. Megjithatë, nuk do të investojmë miliona euro vetëm për atë ditë apo për një sezon të vetëm”, – deklaroi Hainer, duke iu referuar mundësisë së një tjetër transferimi me vlerë 100 milionë euro, pas afrimit të Harry Kane në vitin 2023.

Kreu i klubit bavarez theksoi se Bayerni duhet ta kompensojë fuqinë më të vogël financiare në raport me disa rivalë europianë përmes zgjedhjeve më të zgjuara në merkato: “Ka klube në Europë që kanë thjesht më shumë para në dispozicion. Prandaj, ne duhet të jemi më të zgjuar dhe më të aftë se të tjerët”.

Si shembuj të suksesit të kësaj strategjie, Hainer përmendi afrimet e Harry Kane, Michael Olise dhe Luis Diaz: “Marrja e këtyre tre lojtarëve ishte një sfidë e jashtëzakonshme, por të gjithë kanë rezultuar përforcime të goditura”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit