Diallo, kandidat për presidencën e FIFA-s: “I guximshëm, mund të mbështetet edhe tek Al-Khelaïfi”

19 Nëntor 2026
12:46
Alfred Lleshi
back button

Kandidatura e Philippe Diallo për presidencën e FIFA-s ka marrë mbështetjen e plotë të Jean-Michel Aulas, zëvendëspresidentit të deleguar të Federatës Franceze të Futbollit (FFF).

Në një intervistë për “L’Équipe”, ish-presidenti i njohur i Lyon vlerësoi vendimin e Diallo për të hyrë në garën për drejtimin e futbollit botëror:

“Nëse do të kisha dyshuar te mundësitë e Philippe për të fituar, do t’i kisha thënë të mos kandidonte. Ishte një veprim i guximshëm nga ana e tij, sepse misioni është i vështirë dhe rraskapitës, por përfaqëson një vlerësim të vlerave të tij dhe të FFF-së”.

Ai theksoi gjithashtu mbështetjen ndërkombëtare që mund të ketë kandidati francez: “Mund të mbështetet edhe te Nasser Al-Khelaïfi, njeriu i besuar i Aleksander Ceferin, i cili është jashtëzakonisht i përpiktë në angazhimin e UEFA-s”.

Aulas vlerësoi edhe faktin që Diallo u propozua unanimisht nga UEFA dhe Komiteti Ekzekutiv i FFF-së.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit